Dalin pamjet e aksionit blic, si u godit mafia shqiptare në Holandë (VIDEO)
Policia e Limburgut në Holandë zhvilloi një aksion policor kundër një rrjeti të drogës kryesisht në shqiptarë sot në mëngjes. Rreth 90 ndërtesa veçanërisht në Sittard-Geleen, ku dyshohej se rritej kanabisi, janë kontrolluar.

Në total, pesëmbëdhjetë të dyshuar janë ndaluar, ndërsa katër të dyshuar kryesor anë arrestuar gjatë bastisjeve në më shumë se njëzet ndërtesa të martën.

Një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në Geleen. Në Gjermani, policia arrestoi dy burra 40-vjeçar marokenë, ndërsa një grua 36-vjeçare u arrestua në Belgjikë.

Muaj të tërë hetimesh u zhvilluan pas zbulimit të një plantacioni kanabisi në një ndërtesë në Geleen në 2016, e cila u identifikua rastësisht.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi dokumente financiare, gjë që tregoi se një kompani në Holandë me degë në Belgjikë dhe Gjermani ishin përfshirë në strehimin e personave me rekorde kriminale, përmes qirave apo shitjen e pronave.

Kompania bënte të mundur pagesat e qirave, ujit dhe energjisë elektrike në emrin e saj, duke e bërë të vështirë identifikimin e personave që merreshin me veprimtarinë e paligjshme të kanabisit.

Mediat holandeze bëjnë me dije se ndërtesa kishte grupe të ndryshme shqiptarësh me dokumente të rreme, në veçanti me pasaporta false italiane apo greke. Ndërtesat u përdorën për kultivimin e kanabisit për tregun rajonal.

Përveç kësaj, policia ndaloi edhe njëmbëdhjetë shqiptarë, konfiskoi më shumë se 100,000 euro, si dhe nëntë ndërtesa, dokumente të rreme, një makinë, një armë zjarri dhe 7500 fara kanabisi.
Shtuar më 21/05/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori