Dalin pamjet, bloza dhe tymi i Dakos tmerron qytetarët (VIDEO)
Ndotja e mjedisit është një nga problemet më të mëdha që hasin çdo ditë qytetarët shqiptarë, dhe për këtë institucionet shtetërore nuk marrin asnjë masë.

Një qytetar nga Sukthi ka denoncuar sot një tjetër helmim që po u bëhet banorëve të zonës nga djegia e mbeturinave dhe deri tani askush nuk ka kthyer përgjigje për këtë problem dhe për më tepër të marrin masa për zgjidhje.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Kjo nuk është mjegull por tymi dhe bloza e Gjushit për banorët e Sukthit të ri!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb

Ju lutem postojeni sepse nuk na degjon askush nuk eshte mjegull eshte tym mbeturinash qe digjen eshte nje vrasje e ngadal per te gjith banoret e sukth i ri , durres , lagje 6 , postoje pasi nuk gjejm zgjidhje asnje insitut shteteror.
Shtuar më 31/10/2018, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori