Dalin pamje të reja nga sulmi në hotelin në Tushemisht, një person me automatik hap zjarr (VIDEO)
Gjykata ka vendosur sot masen e sigurise, “arrest me burg’ me afat 30 ditor per Mariglen Topuzin, prangosur per ngjarjen në një hotel në Tushemisht, ku u qëllua me armë zjarri duke dëmtuar 7 makina të parkuara dhe xhamat e hotelit.

Ne seancen e sotme, avokati mbrojtes kerkoi lirim te menjehershem, pasi sipas tij, per klientin nuk ka asnje prove qe ta lere pas hekurave.

Avokati ka theksuar se ekzistojne prova dhe pamje filmike qe ne oret kur ka ndodhur ngjarja Topuzi ka qene diku tjeter. Avokati kerkoi ekspertimin e pamjeve filmike qe disponon mbrojtja, por trupi gjukues ka vendosur te rrije 30 dite pas hekurave, nderkohe qe vijojne hetimet.

Nderkohe, mengjesin e sotem, u arrestuan 4 persona në një operacion të koduar “Driloni”, nga strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

‘Mos dëshmo në gjyq se…’/ Zbardhet konflikti, pse e kërcënoi pronarin e hotelit 52-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal, si e kapi RENEA në pyll
Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar.

Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër, Mariglen Topuzi. Meardi Berberi dhe Brian Syzo jane persona te shpallur ne kerkim

“Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar “Driloni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

•Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike).

•Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Ndaj shtetasit Ilir Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.

Gjatë operacionit, shtetasit Iilir Beerberi. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Shtuar më 12/08/2020, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori