Dalin nga qelia mjekët, bëhet thirrje që të protestohet për vdekjen e Rexhinës
Familjarët e Rexhina Dobrovës, 25-vjeçares">25-vjeçares që ndërroi jetë dy ditë më parë pas lindjes së fëmijës, i kanë bërë thirrje të gjitha nënave dhe të personave që e gjykojnë të arsyeshme që t'u bashkohen ditën e nesërme përpara spitalit për të protestuar.

Ajo ndërroi jetën pas një arresti kardiak, në maternitetin e Elbasanit një orë pasi solli në jetë vajzën e parë, fryt i dashurisë me bashkëshortin e saj, Algentin.

Pas vdekjess së 25-vjeçares">25-vjeçares, u arrestuan mjeku kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, ndërsa sot u liruan nga qelia. Ishte kërkesa e prokurorit Xhiljano Seferi për masën "detyrim paraqitje" që u miratua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.

E ndërsa po vijojnë hetimet për ngjarjen, mjekët e spitalit të Elbasanit protestuan dje për arrestimin e kolegëve të tyre.
Shtuar më 24/04/2019, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori