Dalin fotot, kjo është mamia e cila nuk i mbijetoi dot COVID-19 (FOTO LAJM)

COVID-19 i ka marrë jetën një mamie në Elbasan. Viktima është shtetasja Majlinda Ilirjani, vetëm 50 vjec.

Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare.

"Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta"- njofton në Facebook Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Majlinda Ilirjani ishte infektuar me Covid-19 se bashku me nënën e saj.

Të dyja ishin në intubim, ndërkohë që nëna e saj fatmirësisht ka shpëtuar. Po ashtu me Covid-19 ka qenë edhe bashkëshorti i saj. /albeu.com/


Shtuar më 27/10/2020, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori