Dalin fotot, kjo është 23-vjeçarja që u bë copa në autostradë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndërkohë që vazhdojnë hetimet në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm në Maminas, misteret rreth ngjarjes sa vijnë e shtohen.

Fillimisht u bë më dije se 23-vjeçarja, Elena Avdillari, ishte nisur drejt portit të Durrësit ku si destinacion do të kishte Italinë, por është kthyer për mungesë dokumentash.

Por ky fakt është hedhur poshtë nga Policia Kufitare e cila ka mohuar se Elena Avdillari është paraqitur në port për të firmosur letrat.

Rikujtojmë se 23-vjeçares Elena Avdillari iu gjet në çantë një biletë udhëtimi me traget për në Bari.

E reja ka marrë taski për t'u rikthyer në Tiranë, Kombinat, por udhëtimi u pre në mes pasi taksia u përplas nga "Benzi" duke shkaktuar dy viktima.

23-vjeçarja rezulton e martuar dhe jetonte në Kombinat në Tiranë.

Policia ka identifikuar shoferin e makinës Fatjon Zhaporja dhe pritet arrestimi i tij.

Në lidhje me këtë ngjarje policia po punon në dy pista pasi dyshohet se aksidenti mund të ketë qënë i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/



Shtuar më 22/02/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori