Dalin fotot duke nxjerr trupin e pajetë të Jan Prengës nga Range Rover (FOTO LAJM)
Media ka mundur të sigurojë nga burime pranë
laboratorit kriminalistik,
fotot ekskluzive të videos të vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.
Në video shfaqet
makina e vjedhur e cila ishte vjedhur më 26 Nëntor ditën e tërmetit në Tiranë,
makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës. Në
fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga
makina.
Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga
makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit pa jetë. Por një burim i sigurt pranë
laboratorit të kriminalistikës i tha gazetarës Hoxha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.
Madje në një moment poamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe I fusin në qese të zeza. E njejta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND.
Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë
laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se cfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë./TCH/
Shtuar më 11/02/2020,
ora 16:52