Dalin fotografitë, ja ku është dhunuar Dollapi (FOTO LAJM)

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, u dhunua barbarisht nga policia gjatë protestës së 11 majit përpara parlamentit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sonte në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News 24 janë publikuar për herë të parë foto nga frakturat që ka z. Dollapi ka pësuar gjatë dhunimit të Policisë, që i kushtoi edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Sonte në Neës 24, Dollapi tha se është goditur me plumba plastikë, që gjë shikohet edhe nga fotot.

Dollapi tha se ishte aty si drejtues i protestës dhe në një moment i është dashur të ndihmojë një gazetare së cilës i ra të fikët.

Por është kapur nga drejtuesi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Arben Bare i cili ia ka sulur Policinë me thirrjet ‘Kapeni, mbyteni’
Shtuar më 16/05/2019, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori