Policia greke ka zbuluar emrat e shqiptarëve të
arrestuar me droge në Igumenocë më herët gjate kësaj të premteje.
Renols Metat Meta, i datëlindjes 1989, lindur në Burrel e banues në Sarandë dhe Jurgen Vladimir Gjonaj 24-vjec, janë vënë në pranga, bëri me dije policia greke.
Në makinën me të cilën lëviznin u
gjetën rreth 51 kg
kanabis.
Një
tjetër person është
arrestuar po këtë mëngjes në Igumenicë, në një
tjetër aksion policor.
Ai është Grisild Ajet Qoku, 30-vjec nga Delvina. Në mjetin me të cilin lëvizte u
gjetën rreth 77 kg
kanabis. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2018,
ora 16:51