Dalin emrat e 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit, si i zbuloi policia
Zbulohen emrat e kater personave te ndaluar dje nga policia, në lidhje me grabitjen e parave në Rinas.

Ata janë: F.Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela. Mësohet se operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në qytetin e Elbasanit.

Dy prej tyre dyshohet se kanë modifikuar në një servis furgonin me mbishkrimin “hetimi tatimor” që u përdor nga Admir Murataj dhe bashkëpunëtoret e tij në grabitjen e 6.5 milionë eurove. Servisi ndodhet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Hetuesit janë tepër te rezervuar ne dhënien e informacionit, por zbulimi i servisit është bërë nga këqyrja e qindra orëve filmime të kamerave të sigurisë, nga ku ka kaluar ky mjet.

Dyshohet se Policia ra në gjurmët e të arrestuarve pas provave të mbledhura në furgonin që u përdor për të hyrë në pistën e Rinasit.

Hetuesit kanë dyshime se pjese këtij grupi të ketë qenë edhe një femër, e cila ka kryer veprime aktive në grabitje, shkruan tvKlan.

Policia gjatë këtyre ditëve ka mbledhur dëshmi dhe të dhëna në disa qytete të vendit si Tiranë, Elbasan, Fushe-Krujë dhe janë bërë hapa konkret që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve të tjerë. Gjithashtu edhe për personin i cili dogji një furgon në afërsi të Bathores për të shpërqendruar policinë janë gjetur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.
Shtuar më 22/04/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori