Dalin detajet, Florenci donte të kthehej në shtëpi për Vitin e Ri
Vazhdon të jetë një mister vdekja e Florenc Beqiraj në Francë. Florenci ndodhej prej 19 muajsh në Francë dhe u burgos në fund të nëntorit pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe detyrimit për të lënë territorin.

Por sipas mediave franceze, “ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar” të kthehej sa më parë në Shqipëri”.

Kështu shkruajnë mediat, duke e bërë edhe më të dhimbshme ngjarjen që ka prekur shumëkënd.

“Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?” ngre pyetjen “laprovence.com”. /albeu.com/

Shtuar më 24/12/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori