Korça i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus. 3 persona janë konfirmuar pozitivë ditën e sotme sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua si dhe një 33 vjeçar.
Të tre personat kanë patur temperaturë të lartë dhe janë drejtuar fillimisht në spitalin e Korcës, pas kryerjes së analizës dhe marrjes së rezultatit janë nisur mbrëmjen e së shtunës drejt infektivit në Tiranë.
Por ABC Neës ka mësuar të dhëna të reja për çiftin e
infektuar me Covid 19.
Para dy javësh cifti është takuar me mbesën që është
kthyer nga Italia. Pas qëndrimit disa ditë në Korçë, mbesa e çiftit është
kthyer përsëri në Itali.
Çifti i të infektuarve, ka shfaqur shenjat e
Covid-19 pas largimit të mbesës.
Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se çifti është
infektuar nga mbesa e tyre e cila ndodhet në Itali.
Ndërkohë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur me 13 persona gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të të prekurve ne 89.
Shtuar më 22/03/2020,
ora 20:24