Dalin detajet e aksidentit në Shkodër, parakalimi i gabuar shkaktoi tragjedinë
Pëlqej
Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë në aksin Velipojë- Shkodër i ka marrë jetën Edmond Preka së bashku me djalin e tij 8 muajsh dhe vajzën 5 vjeçare.

Vajza 10-vjecare e familjes Preka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore, ndërsa mjekët japin pak shpresa dhe se mbahet në jetë me aparatura.

Po ashtu edhe nëna e fëmijëve Evis Preka është në gjendje të rëndë.

Familja Preka udhëtonte me një automjet të tipit Alfa Romeo. Vetura e tyre është përplasur me një fuoristradë dhe sipas të gjitha shenjave paraprake, ka qenë parakalimi i gabuar i kësaj të fundit që ka shkaktuar aksidentin. Makinën e tipit “Hounday” e drejtonte shtetasi Sokol Mullaj, 49 vjeçar ndërsa pasagjer ishte 50 vjeçari Ndrek Gjergji.

Po ashtu një tjetër shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës në rrugë dhe ndriçimit. /albeu.com/


















Shtuar më 19/02/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori