Të lidhur me Ndrangheta-n, policia italiane “shkrin” organizatën mafioze: Kapet 800 milion euro “miell”

Një operacion i madh policor ka ndodhur në Itali, ku janë sekuestruar rreth 4 tonë kokainë.

Sipas mediave italiane, nga operacioni, 36 persona kanë rënë në prangat e policisë financiare të Reggio Calabria, pasi ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, të lidhur me organizatën ‘Ndrangheta’.

Anëtarëve të organizatës kriminale iu konfiskuan edhe pasuritë, si dhe e gjithë asetet e korporatave të dy kompanive aktive në sektorin e transportit. Gjithashtu u sekuestruan katër ton kokainë, me vlerë rreth 800 milionë euro.

Masat shtrënguese në ekzekutim u dhanë me kërkesë të Prokurorit Publik të Reggio Calabria, Giovanni Bombardieri dhe zëvendësprokurorit Giuseppe Lombardo. Mbi 300 efektivë të policisë financiare janë përfshirë në operacionin, në të cilin merr pjesë dhe njësia e policisë ekonomike dhe financiare të Reggio Calabria./albeu.com/