Dalin analizat tronditëse, dy foshnjet në Berat u asfiksuan nga batanija e gjumit
Ka dalë analiza e dy
fëmijëve binjakë në
Berat të cilët humbën jetë në mënyrë të mistershme.
Sipas analizave baktereologjike, fizike dhe kimike, mësohet se në organizmin e
fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, ndërkohë që edhe qumështi me kuti që përdorej për të
ushqyer fëmijët nuk ka pasur në përbërjen e tij elementë toksikë.
Kështu, raportohet se vdekja e të vegjëlve ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të mungesës së ajrit.
Mbulimi i tepërt i
fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre, ka sjellë asfiksimin e
foshnjave, dhe më pas vdekjen e tyre, sipas ekspertëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 Janarit të këtij viti në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit.
Nëna e
foshnjave 5-muajshe, Merushe Agalliu, pasi kishte
ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, dhe më pas i gjeti pa shenja jete.
Shtuar më 08/06/2020,
ora 16:44