Dalin analizat, dasmorët në Shijak s’u helmuan nga ushqimi
Analizat toksikologjike kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim ushqimi të dasmorëve të shtruar pak ditë më parë në spitalin e Durrësit.

Kryeinspektoria e Inspektoriatit Shëndetësor, Xhaneta Saliu deklaroi se fakti që dasmorët janë ndjerë keq, nuk ka të bëjë me helmim të ushqimit.

Sipas saj, Inspektoriati Shëndetësor dhe AKU-ja kanë kryer analizat toksikologjike dhe ka rezultuar që ato të dalin negative. Në këto kushte, pas bllokimit disaditorë, pritet që restoranti të rifilloj aktivitetin e tij.

Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua ceremonia martesore. Durim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi.

Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondicioneri, i cili ishte graduar disa gradë nën normalen.

“E para e punës ne na ra si bombë. Lajmin e morëm vesh pas 24 orësh. Për mua ka qenë e pabesueshme, pasi ne punojmë të gjithë si familje.

Është një biznes familjar. Kur e kemi parë në televizor ishte e pabesueshme, madje kur erdhi policia tek dera u tronditëm. Puna jonë nuk mund të jetë se: ‘Unë nuk kam faj’. Dje ,ora përgjigjen e analizave.

Ishte negative. Unë fajin ia kam vënë kondicionerëve. Ne atë natë bëmë një gabim, i kishim lënë shumë ulët. Madje e kam diskutuar edhe me kryekamerierin tim, pasi i thash se mund të kemi ‘një problem’.

Më shkau situata nga duart, faji është i imi. Kjo ndodh kudo, ndodh në gjithë lokalet. Sot unë kam të drejtë të flas, se u bë gjithë kjo zhurmë”, tha Durim Kapo për ‘News24’.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.K, vjeç 50, banues në fshatin Ostren, pasi dyshohet se më datë 17.08.2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën. Punohet për të përcaktuar shkakun e helmimit. Neni 288/1 i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 24/08/2017, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori