Dako shfaqet krah Ramës, kryeministri pendohet e fshin me urgjencë videon (VIDEO)
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri shkaktoi 51 viktima në rang kombëtar.

Qyteti më i dëmtuar nga tërmeti ishte Durrësi me dhjetra viktima e qindra banesa të dëmtuara.

Pas tërmetit të rëndë, mbi ish-kryetarin Vangjush Dako janë hedhur akuza të rënda për lejet e ndërtimit.

Ish-kryetari Dako u zhduk nga vëmëndja e medias, deri pasditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e sotme në Durrës, ku është shfaqur si gjithmonë në ERTV-në e tij, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili është caktuar në krye të grupit të operacioneve të emergjencës.

Ajo që ra në sy ishte momenti kur kamera e ERTV kapi ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili u shfaq pak para se transmetimi live të ndërpritej.

Dako dëgjohet teksa i thotë Ramës, "Po bëj ndonjë gjë për ato letrat", ndërsa ky i fundit i përgjigjet me një "Ok".

Vlen për t’u theksuar se sapo Dako u shfaq vetëm pak sekonda në transmetimin live, personi që filmon në ERTV largoi fokusin e kamerës nga ish-kryebashkiaku i qytetit bregdtar, ndaj të cilit janë ngritur akuza të forta pas tërmetit të 26 nëntorit, si personi që firmosi lejet e ndërtimit për 12 vjet në krye të Bashkisë së Durrësit.

Rama e fshiu videon nga Facebook, për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, por ajo u ruajt nga mediat online.


Shtuar më 05/12/2019, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori