Dako: Avdylaj është simpatizant i PS-së
Vangjush Dako ka pranuar në Opinion sonte që Astrit Avdylaj është simpatizant i Partisë Socialiste, duke rrëzuar kësisoj edhe Ramën që e ka cilësuar vetëm një ‘Alo Niçe’ përgjimet monstruoze të blerjes së votave në zgjedhjet elektorale të vitit 2017.

Dako gjatë bisedës në studio pranoi që e dinte që Avdylaj ishte i dënuar, çka e rëndon edhe më shumë pozitën e tij si kryetar bashkie që ka bashkëpunuar me kreun e një familje e cila është kapur .

“Nuk e kam njohur kurrë Astrit Avdylajn. Deri në vitin 2016 nuk e kam njohur ndonjëherë fizikisht. Pas vitit 2016 e kam njohur siç njoh shumë njerëz në atë qytet. E di që ka qenë i dënuar. Është simpatizant i shpallur për të mbështetur Partinë Socialiste. Nuk është me tesër partie. Është vetëm simpatizant i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Astrit Avdyli ka qenë mbështetës për të fituar Partia Socialiste. Unë di historinë e çdo qytetari të Durrësit. Ata kërkojnë të mbështesin në fushatë për të fituar”, tha Vangjush Dako.
Shtuar më 06/06/2019, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori