Dajti nuk pranon asnjë nga 100 avokatët e shtetit
Dritan Dajti nuk zgjedh asnjë nga 100 avokatët e shteti të vënë në dispozicion nga Dhoma e Avokatëve. Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dajti nuk ka pranuar asnjë prej tyre, ç’ka është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore.


Çështja është prej katër vitesh në dyert e gjykatës, pasi prokurorisë iu deshën vetëm disa muaj për të përfunduar hetimet. Dosja u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2009">2009 dhe procesi nisi në fillim të vitit 2010, ndërsa seancat e zhvilluara në këtë kohë po shkojnë drejt numrit 300. Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009">2009 qëlloi për vdekje katër oficerët: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari.
Shtuar më 04/02/2014, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori