Dajti: M'u duken si grabites, jo si police
Albeu.com
Dritan Dajti ka rrefyer per here te pare "masakren e Durresit", ku mbeten te vrare kater punonjes policie. Ne dhomen e takimeve ne katin e dyte te Spitalit te Burgut ne Tirane, Dajti ka zhvilluar dje ne mesdite nje bisede njeoreshe me avokatin e tij Arben Qeleshi.
Me dy plumba ne trup, thuajse i paralizuar, Dajti ka qendruar gjate gjithe takimit i shtrire. Megjithate, gjendja eshte normalizuar dhe ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Sipas informacioneve nga Spitali i Burgut, Dajti i ka treguar avokatit detaje interesante nga ngjarja, ku mbeten te vrare pese persona.

"Isha bashke me shoket dhe befas pashe nga dritaret e automjetit ku udhetoja disa persona civile, me maska dhe te armatosur. Pandeha se do te me vrisnin, pasi me vete kisha 150 mije euro", ka thene ai.

Me tej ai ka vazhduar duke theksuar se nuk ka degjuar asnje thirrje te tipit "ndal, policia!". Me pas, per t‘u vetembrojtur ka perdorur nje pistolete dhe gjithçka ka mbaruar pas disa sekondash. (tch)
Shtuar më 26/08/2009, ora 20:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori