Dajti maskohej si nenkomisar policie
Albeu.com
I shumë kërkuari Dritan Dajti pak para arrestimit ka bredhur lirisht në Shqipëri duke u identifikuar si polic. Shtypi shqiptar ditën e sotme i bën jehonë dokumenteve që iu gjetën me vete Dritan Dajtit, pak para se të masakronte 4 efektivë policie gjatë aksionit për kapjen e tij.
Një çantë e vogël në formë jastëku u ka tërhequr vëmendjen efektivëve në vendngjarje që kanë zbuluar në të 3 dokumente relativisht të reja që e identifikonin Dajtin si polic të një grade të lartë. As më shumë e as më pak, por nënkomisar Agron Zeneli i policisë së Korçës.

Njëra pas tjetrës, duke i nxjerrë me duar të veshura me dorashka, për të mos prishur gjurmët, një nga hetuesit, kishte vënë në tavolinë tri dokumente identifikimi policie, që të tria me fotografinë e Dritan Dajtit, pozuar paksa në profil dhe me emrin e Agron Zenelit sipër.

Grada e nënkomisarit, që nuk mbahet rëndom nga një polic i thjeshtë e bën edhe më interesant faktin, pasi Dajti dyshohet kështu se u ka shpëtuar shumë kolegëve duke treguar dokumentet që kishte me vete.

Dokumentet ishin të njëjta me ato që ka përdorur policia shqiptare për identifikim përgjatë 18-19 viteve postdiktaturë. Gjithsesi, hetimi ende nuk ka përcaktuar autenticitetin e këtyre dokumenteve të identifikimit që Dritan Dajti kishte me vete. Ato shkruajnë se janë lëshuar një komisariati i policisë së një qyteti të Shqipërisë së Mesme - jo nga Durrësi - por është ende herët të përcaktohet nëse janë kopje të falsifikuara me një precizion të lartë, apo origjinale.

Në rast se janë origjinale, nuk është çudi që vetëm ky detaj të bëjë sjellë të tjera arrestime tek për njerëzit që kanë mundësuar pajisjen e të shumëkërkuarit me këto dokumente.

Shtypi dëshmon se janë sekuestruar nëntë aparate celulare relativisht të shtrenjta si dhe një numër disafish më i lartë kartash telefonike. Shumica e tyre ishin përdorur, por kishte edhe të papërdorura dhe në këtë shumës hetuesit kishin renditur në procesverbal edhe karta të telefonive celulare të shteteve fqinje, ku më shumë binin në sy ato greke.

Në fund fare, nga një xhep të çantës, hetuesit kishin nxjerrë edhe 6,500 euro, që duket Dajti i mbante me vete, si lekë xhepi.

Ngjarja e rëndë ku mbetën të vdekur 4 policë policie, një “ushtar” i Dritan Dajtit nuk është kaluar në qetësi nga banorët e plazhit, të cilët dëshmojnë se makina Tuareg e Dajtit kishte mbi një javë që parkohej pranë zonës së pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit. (news24)
Shtuar më 09/08/2009, ora 21:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori