Dajti akuzon përsëri: Policet ishin civilë, nuk kishin veshur uniforma
Pëlqej
Vazhdon zvarritja e procesit gjyqësor ndaj të pandehurit Dritan Dajti. Shkak largimi i të pandehurit nga salla e gjyqit dhe refuzimi i avokatëve për të marr në mbrojtje “vrasësin” e katër policëve.


Para largimit nga salla, Dajti pretendoj se policët e vrarë gjatë arrestimit të tij, ishin të veshur civil dhe pa shenja dalluese që përfaqësonin policinë.

"Mendova se ishin grabitës dhe nuk e dija që përfaqësonin policine" u shpreh Dajti. Prokuroria e kundërshton këtë pretendim, duke i treguar fotot e vendit të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori