Dajti akuzon Muçën për vrasjen e Tivarit
Dritan Dajti vazhdon të akuazojë Gjykatën se po bëhet palë me Prokurorinë duke manipuluar të vërtetën ndërsa ka kërkuar prej saj t’i pranojë kërkesat për marrjen e dy procesverbalëve të armatimeve të përdorura nga Muça.

Gjatë seancës së radhës, Dajti akuzoi Arjan Muçën për një vrasje të ndodhur një dekadë më parë në kryeqytet. Oficeri i policisë i cili drejtonte uniformat blu për arrestimin e Dajtit në 2009, akuzohet nga ky i fundit se ka qenë pikërisht Muça i cili ka vrarë ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari u vra me 13 janar të vitit 2002 në zyrën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori