Daja rreh nipin pse mori pjesë në një takim elektoral
Duket se zgjedhjet kanë nxehur gjakrat në familjet shqiptare, pasi daja ka dhunuar nipin e tij 33 vjeçar vetëm sepse mori pjesë në një aktivitet elektoral.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk-2 të Fierit, ku 33-vjeçari me inicialet L.T., është qëlluar me grushte nga daja i tij, 59-vjeçari Avni Cjapi.

Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier, për veprën penale “Dhuna në familje”. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2015, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori