Super sezoni i Berishës, gardiani shqiptar mes 5 portierëve më të mirë në Europë

Etrit Berisha po zhvillon një sezon të shkëlqyer.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe statistikat, ku Berisha listohet si portieri i 3-të në “Top 5” kampionatet më të mirë të Europës për sa i përket pritjeve të bëra gjatë këtij sezoni.

31-vjeçari ka kryer plot 107 pritje këtë sezon, më shumë se çdokush tjetër në Serie A. Sa i përket “top 5” kampionateve, vetëm Dubravka (Newcastle) dhe Aitor (Levante), kanë bërë më mirë se gardiani kuqezi.


Shtuar 14.03.2020 18:37