Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali

Një tjetër viktimë nga virusi vdekjeprurës që ka prekur Italinë është shënuar ditën e sotme, duke çuar kështu në katër numrin e personave që humbën jetën.

Lajmin e bëjnë me dije mediet italiane ku raportohet se bëhet fjalë për një të moshuar 84 vjeçar.

Më herët, kanë ndërruar jetë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëparshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, një grua nga Veneto, 76 vjeç rezidente në Lombardi dhe një burre 77 vjeç.

Janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.


Shtuar 24.02.2020 08:08