Daily Mail: Si hyri në Angli si "zotëri" i frikshmi i Burrelit (FOTO LAJM)

Një operacion i mbajtur në sekret të plotë mes skuadrës së ekstradimeve në Londër dhe policisë shqiptare mundësoi arrestimin e Gentian Dodës më 6 Maj 2019. Britanikja, “Daily Mail”, në një artikull kushtuar Gentian Dodës shkruan se ai ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Britani

Pavarësisht se cilësohej si një nga të dyshuarit më të kërkuar nga policia britanike, ai ishte në gjendje të qëndronte në këtë vend për 13 vjet, shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se herën e parë në ai u ndalua vetëm falë autoriteteve amerikane, të cilët kontrolluan gjurmët e gishtërinjve pasi ai fluturoi drejt Los Angeles me pasaportën e tij false.

Doda u deportua dhe pasaporta e tij u konfiskua, por katër vjet më vonë, shkruan “Daily Mail”, pasi i kishte dhenë ryshfet një gjykatësi në Shqipëri për ta liruar, ai ishte në gjendje të kthehej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, ku mbeti edhe për dy vjet të tjerë.

Emri Gentian Dodës doli nga disa përgjime ku ishte i përfshirë gjyqtari Shkëlqim Miri, i paguar nga Doda për ta liruar nga burgu përmes dy sekserëve njëri prej tyre kushëri i gjyqtarit Miri. Ish gjyqtari Miri kundrejt shumës 30.000 euro, ndryshoi veprën penale nga vrasje në plagosje për Gentian Dodën duke i dhënë lirinë.

Doda ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër, por kritikët në Britani paralajmëruan se çështja “tronditëse” ngre pyetje të reja në lidhje me lehtësinë me të cilën kriminelët e huaj mund të futen në Mbretërinë e Bashkuar dhe të marrin shtetësinë.

Në artikullin e saj, Daily Mail, shkruan se 40-vjeçari Doda, 40 është pjesë e bandës së rrezikshme “Kola” e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Së bashku me katër bashkëpunëtorë, 18-vjeçari i atëhershëm i zu pritë një udhëheqës të bandës rivale dhe hapi zjarr. Rivali Asllan Gjoka, si dhe një kalimtar u vranë. Pas kësaj Doda iku në Mbretërinë e Bashkuar, ku kërkoi azil, duke pretenduar se ai ishte një refugjat me emrin Azem Shaqiri, babai dhe vëllai i të cilit ishin vrarë si pjesë e UÇK në Kosovë. E në 2004-ën mori shtësinë britanike.

Një vit pasi u pajis me pasaportë ai u arrestua në Londër për prishje të qetësisë publike, por sërish autoritet londineze dështuan të mësonin identitetin e tij të vërtetë.

Në 2009-ën ai u shpall si një prej 16 personat më të kërkuar në Britani, teksa ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe 2 herë në Shqipëri me një emër fals.

Doda u kap më në fund në vitin 2011 në Los Angeles. Gjatë një hetimi të mëpasshëm, u zbulua se nuk ishte as në gjendje të shqiptonte emrin Mitrovica – qyteti kosovar nga i cili pretendonte se vinte – ose të kujtonte adresën e shtëpisë ku ai gjoja ishte rritur, shkruan Daily Mail.

Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2012 dhe u burgos për dy vrasjet. Por pas katër vitesh pas hekurave, ai kundrejt shumës prej 30.000 euro fitoi lirinë duke i dhënë rryshfet gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili ia uli dënimin.

Pas lirimit të tij, Doda shkoi serish në Mbretërinë e Bashkuar. Por në vitin 2017, policia shqiptare lëshoi një urdhër tjetër arresti për të për ryshfetin e dhënë ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Gentian Doda u arrestua në Londër më 6 Maj 2019. Përpara Gjykatës së ekstradimeve ai ka pranuar të kthehet në Shqipëri për t’u përballuar me akuzat e reja.
Shtuar më 10/08/2019, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori