Dalin pamjet e luksit të shfrenuar që u sekuestrua në Shkodër, pronarët të lidhur me botën e krimit

Në ditën e dytë të operacionit Forca e Ligjit janë sekuestruar pasuritë e 6 personave të lidhur me botën e krimit në Shkodër.

Së fundmi këta persona janë përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur më 17 janar, në Kamëz, ku u mor peng dhe u torturua deri në vdekje 49-vjeçari Jan Prenga.

Por ajo që bie në sy është luksi i shfrenuar i vilave dhe automjeteve.

Kështu shtetasit Aldo Manjishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Shtetasit M. Docaj, me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër, pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2, si edhe pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.

Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete dhe 1 motor.

Shtetasit Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë dhe një automjet.

Shtetasit Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re, si edhe një automjet.


Shtuar 4.02.2020 19:18