Dade dhe Gjylameti "nxjerrin thikat" (FOTO LAJM)

Arta Dade dhe Blerina Gjylameti po përplasen publikisht prej disa ditësh pas deklaratës së ish-ministres së Jashtme të Nanos se Rama duhet të largohet tashmë sepse nuk ka çfarë t'i sjellë më vendit.

"Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara.

Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën", tha ndër të tjera Dade tre netë më parë tek Babaramo duke sjellë edhe reagimin e Gjylametit, e cila i tha se nuk mund të sulmonte PS-në duke u radhitur në krahun e Berishës.

"E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s'kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona...", shkroi Gjylameti dy ditë më parë në Facebook duke i kërkuar Daded që të pinin më shumë kafe me socialistët për të kuptuar seriozisht revolucionin që po sillte Rama.

Përgjigja ndaj këtij statusi të Gjylametit ka ardhur sot përmes gazetës "Dita" sipas deputetës së majtë. Me një postim në Facebook ajo thotë se po e sulmojnë djemtë e Dades përmes kësaj gazete.

Në kopertinën e sotme, gazeta hapet me një karikaturë të Gjylametit (shiko sipër) dhe një intervistë me Moikoim Zeqon ku flet për deputetët që janë bërë doktorë shkencash me plagjiatura.

"E dashur Arta! Që kur unë shkruajta dashamirësisht dy fjalë për prononcimin tuaj, gazeta e djalit tuaj më ktheu në tabelë qitje. A të jetë vallë rastësi? Nuk e besoj!
Edhe ju shoqe e dini që nuk është rastësi. Sulmohem me fjalë rrugësh dhe akuzohem për faje, që nuk i kam bërë kurrë. S'ka problem, jam mësuar siç u mësuat edhe ju me sulmet e padenja në adresën tuaj, kur ishe këtu ku jam unë sot. Por çka ju me siguri nuk do e kishit pranuar kurrë, do të ishte të sulmoheshit në nder e në dinjitet nga djali im", shkruan GjylametiFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori