Shtohet përsëri numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, sa raste u regjistruan sot

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në 832 numri i të prekurve në vend.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 raste janë shënuar në Fier duke u rikthyer kështu infeksioni.

Po tre raste janë regjistruar në Kamzë dhe Krujë, ndërsa në Shkodër janë konstatuar 2 raste, dhe në Tiranë, 1 rast.


Shtuar 6.05.2020 09:12