E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Dade- Fule: Të garantohen standardet për 8 majin
Sekretarja Ndërkombëtare e Partisë Socialiste, Arta Dade gjatë takimit të ekipit-special të Partisë së Socialistëve Evropianë për Zgjerimin e Ballkanit Perëndimor ka diskuatuar me Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Dade ka shprehur shqetësimin për krizën e rëndë politike në Shqipëri që vazhdon ende.

Deputetja e PS-së është shprehur se opozita është r gatshme për dialog për zgjidhje e krizës politike. Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale, Dade ka theksuar problemet me infrastrukturën zgjedhore si dhe mekanizmat për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike.

Komisioneri Fule pasi ka rikonfirmuar politikën e BE-së për zgjerimin mbi bazën e progresit të secilit vend, kërkoi nga autoritetet shqiptare të garantojnë standardet për zgjedhje të lira dhe të krijojnë të gjitha rrugët e domosdoshme për bashkëpunim me opozitën lidhur me axhendën europiane.

Sekretarja Ndërkombëtare e PS-së, Dade ka shprehur falënderim për Komisionerin Fule për deklaratat, nëpërmjet zëdhënëses së tij, në mbështetje të institucioneve të pavarura në Shqipëri dhe në veçanti për mbështetjen ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e pavarur të tragjedisë së gjatë demonstratës së 21 janarit ku Garda e Republikës vrau 4 qytetarë të pafajshëm, si dhe plagosi dhjetëra të tjerë, përfshirë dhe përfaqësues të medias.

Deputetja e PS-së ka bërë të ditur edhe shqetësimin lidhur me luftën e zbehtë kundër korrupsionit që kulmoi me publikimin e videoskandalit të ish-zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta, dhe aferat e fundit korruptive lidhur me tregtimin e naftës virgin, ku janë përfshirë biznesmenë pranë familjes në pushtet dhe strukturat shtetërore, si dhe abuzimin me privatizimin e trojeve të fshatrave turistikë.
Shtuar më 18/03/2011, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori