Daçiç në Tiranë për realizimin e projekteve ballkanike
Forcimi i marrëdhënieve tregtare me Serbinë dhe realizimi i projekteve nga samiti i Vjenës ka qënë fokusi i takimit tripalësh, Shqipëri- Itali- Serbi. Shteti italian është partneri kryesor për të dyja vendet, dhe që do të japë një ndihmë konkrete.

Të tre ministrat, Ditmir Bushati, ai i Italisë Paolo Gentiloni dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç kanë shprehur optimizëm për bisedimet mes tyre, por edhe për çështjet e sigurisë së rajonit, marrëveshjeve të energjisë dhe gazit, etj.

“Diskutuam për sigurinë, krizat me të cilat sot për sot përballet pellgu i Mesdheut, arkitektura e sigurisë europiane, dhe kam parasysh krizën e refugjatëve dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për t’i bërë ballë të gjithë komponentëve që shpërfaqet veprimtaria e terrorizmit ndërkombëtar dhe lufta që bëjnë vendet tona për sa i përket ekstremizmit të dhunshëm”, tha ministri Bushati.

“Ka një sektor mbi të cilin në mënyrë të veçantë është përqendruar dhe vëmendja jonë, marrëdhëniet ekonomike dhe sektori i energjisë, i gazit, dhe sigurisht që rajoni Ballkanit perëndimor, sikurse dhe Italia gjenden me përballjen e një situate kundrejt një projekti të rëndësishëm, dhe po punojmë për të gjetur dhe bashkëndajmë projekte të tjera në vijim sikundër është TAP”, u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni.

“Të mos jemi një rajon si emër, por një rajon në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të gjitha këto projekte ku ne marrim pjesë që nga procesi i Berlinit dhe të gjitha strategjitë që kemi projektuar ne, do të qëndrojmë pikë për pikë atyre që kemi rënë dakord. Duhet të gjejmë një mënyrë për financimin e projekteve që t’i bëjmë ato të realizueshme. Gjithashtu na duhet të gjejmë burimet për të financuar këto projekte dhe për t’i realizuar në praktikë”, tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Takimet trepalëshe pas Romës e Tiranës do të ndalen në Beograd, për të cilin ministri serb Ivica Daçiç tha se do ta realizojë në vjeshtë./Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 19:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori