Dacic kunder Rexhepit
Albeu.com
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka dënuar deklaratën e homologut të tij kosovar, Bajram Rexhepi, për dërgimin e forcave speciale policore në veri të Kosovës.
“Serbia nuk mund t’i mbyllë sytë përpara asaj që është duke ndodhur me serbët në Kosovë”, tha Daçiç. Ai shtoi se çdo përdorim i metodave të dhunshme, do të destabilizonte gjithë rajonin. Të njëjtin qëndrim ka shprehur sekretari shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç. Ai ka theksuar se çdo përpjekje e shqiptarëve për të përdorur forcën në veri të Kosovës, mund të sjellë reagime të paparashikueshme. Një ditë më herët, delarata të ngjashme kanë ardhur edhe nga presidenti i shtetit serb.
Shtuar më 11/07/2010, ora 17:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori