E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Daci shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së
Albeu.com
Nexhat Daci, deputet dhe ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, e bëri të njohur dje në Washington synimin për kandidimin për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës."Po, do të kandidoj për postin e kryetarit të LDK-së”, tha Daci për Zërin e Amerikës. Ai e arsyetoi këtë me një përkrahje që ka marrë, sic tha nga mijëra e-maila nga Kosova dhe diaspora dhe shtoi se për këtë ‘jam i përgatitur, kam kapacitete krijuese, intelektuale dhe njerëzore”.


Ai kritikoi udhëheqjen e tashme të LDK-së duke thënë se ‘struktura ekzekutive e partisë nuk ka qenë e kyqur në vizione për ardhmërinë”. Daci dje në Washington u takua me kongresistët Eliot Engel, James McGovern dhe Steve Rothman, ndërkaq nesër do të takohet me ish senatorin Bob Dole. Ai në këto takime falenderoj Qeverinë, Kongresin dhe popullin amerikan për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës tash e sa vjet.Është kjo vizita tjetër e njërit nga pretendentët për kryetar të partisë më të madhë në Kosovë. Nënkryetari i LDK-së Ekrem Kryeziu muajin e kaluar dhe Daci tani, duket se kanë zgjedhur Amerikën si një vend prej ku duan të dëshmojnë influencën e tyre politike dhe miqtë që kanë në vendin prej të cilit shqiptarët e Kosovës presin mbështetjen më të madhe në përcaktimin e statusit politik të vendit.
Shtuar më 09/06/2006, ora 08:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori