Daci: Qeveria po rrezikon demokracine
Albeu.com
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka akuzuar sërish qeverinë Thaçi se po dëmton seriozisht demokracinë në Kosovë. “Rreziku më i madh i demokracisë në vend vjen nga koalicioni qeverisës i Kosovës”, ka deklaruar Daci.Sipas tij, forca e këtij koalicioni vihet re vetëm atëherë kur preken interesat e ministrave të kabinetit. “Forca e këtij koalicioni mund të vërehet vetëm kur vihen në pyetje interesat personale të tyre dhe jo për krijimin e politikave zhvilluese të vendit”, ka theksuar Daci. Ai ka shtuar më tej se zgjidhja më e mirë për këtë situatë do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Shtuar më 12/05/2010, ora 19:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori