Daci kerkon me shume vemendje per Luginen e Presheves
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të janë të vëmendshëm me situatën dhe gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.Daci, gjatë një takimi që ka zhvilluar të premten me udhëheqës të Luginës së Preshevës - në krye me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Komunës së Preshevës, Nadir Sadiku - kërkoi nga qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret për të krijuar kushte për studentët e Luginës që vijnë në Kosovë, dhe të jenë të trajtuar barabartë me ata që janë nga Kosova në çdo aspekt.

Daci po ashtu tha se, qeveria e Kosovës duhet të kërkojë që trajtimi i shqiptarëve në Serbi të jetë i ngjashëm me trajtimin apo me kushtet që i ofron Kosova për minoritetin serb.
Shtuar më 08/11/2008, ora 03:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori