Daci : Pavaresia e Kosoves nuk do te diskutohet me askend
Albeu.com
Kosova nuk do ta negocioje pavaresine e saj me askend, por rruga per kompletimin e pavaresise duhet te bisedohet me bashkesine nderkombetare, edhe me Serbine, si vend fqinje.Keshtu u shpreh sot pas takimit me 22 ambasadoret e shteteve te BE-se, kryeparlamentari Nexhat Daci. Daci u shpreh gjithashtu se nuk do te pranohet ne asnje menyre propozimi per decentralizim asimetrik ne Kosove, qe do te thote kontakt i drejtperdrejte i serbeve te Kosoves me Beogradin.

Ai kerkoi nga diplomatet e BE-se qe Serbia te mos pengoje Kosoven, ashtu sic Kosova nuk do ta pengoje ate per integrime ne strukturat euroatlantike. "Kosova nuk do ta pengoje Serbine te integrohet ne Europe dhe kerkojme te njejten gje nga Serbia, qe te mos i shkaktoje pengesa Kosoves. Kur te perfshihemi ne institucionet euroatlantike, atje do te marrim pergjegjesite dhe do te ratifikojme te gjitha normat nderkombetare", ka thene kryeparlamentari Daci. Daci kerkoi nga ambasadoret BE-se qe te mos e paraqesin Kosoven si pale te dobet, e cila nuk ka unitet te brendshem, sidomos mes shqiptareve. Ai tha se per ceshtjet strategjike shqiptaret gjithmone kane unitet te plote.

Ambasadoret e BE-se, te akredituar ne Beograd, biseduan edhe me kryetarin e PDK-se Hashim Thaci dhe perfaqesuesit Listes serbe per Kosove, Oliver Ivanovic. Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci tha se Kosova eshte e gatshme per zgjidhjen e statusit te saj perfundimtar dhe se po pergatitet per nje unitet te plote te spektrit politik, nderkohe qe perfaqesuesi i Listes serbe per Kosove Ivanovic theksoi se serbet nuk do te marrin pjese ne institucionet e Kosoves vetem per dekor, por institucionet duhet te kryejne nje pako te detyrimeve qe kane.

Ambasadoret e 22 vendeve te BE-se, te cilet perfunduan sot viziten ne Kosove, tani kane nje pasqyre me reale per gjendjen ne Kosove dhe per proceset qe duhet te zhvillohen gjate javeve dhe muajve te ardhshem. RK
Shtuar më 22/09/2005, ora 00:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori