Dabins nuk beson në opsionin e ndarjes së Kosovës
Albeu.com
Ish- i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin, Xhejms Dabins, beson se bisedimet 120 ditëshe do të jenë përpjekja e fundit që çështja e statusit të Kosovës të zgjidhet me negociata.“Kemi pasur shumë përpjekje që i kemi quajtur si të fundit. Për këtë arsye, ndoshta do të ishte e parakohshme të themi me siguri se kjo është e fundit. Me siguri mund të them se durimit po i vjen fundi. Nëse këto bisedime nuk do të jenë të suksesshme, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore perëndimore do të arrijnë në përfundimin se negociatat nuk mund të shkojnë më tutje”, ka thënë Dabins. Ai ka thënë se vendimi për bartjen e çështjes së Kosovës në KS të OKB-së do të varet ekskluzivisht nga Rusia. “Gjithçka varet nga rusët. Nëse rusët e bëjnë të qartë se do të vënë veto ndaj çdo resolute, atëherë nuk ka gjasa që çështja të kthehet në Këshillin e Sigurimit. Nëse Rusia jep shenja se është e gatshme të rishokojë atë zgjidhje që ofron Perëndimi, atëherë do të kemi dhe një përpjekje tjetër në Këshillin e Sigurimit”, është shprehur Dabins. Ish-emisari amerikan për Ballkanin, Xhrejms Dabins, e ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Kosovës, duke theksuar se asnjëra prej palëve nuk duket e gatshme për shkëmbim territoresh. “Mendoj se nuk ka gjasa për copëtimin e Kosovës, pasi kjo duhet të jetë rezultat i pajtimit të dyanshëm. Kjo do të thotë se edhe Serbia duhet të japë territore. Pra, do kemi një shkëmbim territoresh. Kjo do bënte që pjesët me shumicë shqiptare në Serbi t'i bashkoheshin Kosovës, ndërsa ato me shumicë serbe në Kosovë do t'i bashkangjiteshin Serbisë. Nuk besoj se Beogradi është i interesuar për një lëvizje të tillë. Gjithashtu, nuk besoj se Kosova do jetë e gatshme të japë territore, duke mos marrë asgjë në shkëmbim. Në këtë kuptim nuk më duket alternativë e besueshme. Natyrisht, nëse palët arrijnë në të tjera përfundime, atëherë bashkësia ndërkombëtare do jetë e gatshme t'i konisderojë ato”, ka thënë Dabins. start
Shtuar më 16/08/2007, ora 12:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori