Larg alkoolit dhe me barkun e rrumbullakosur, ditëlindja e Kiara Titos nxjerr “zbuluar” Klea Hutën (VIDEO)

Tashmë lajmi se Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë ka marrë “dhenë” dhe çifti duket se ka vendosur ta pranojë në heshtje.

Por në ditëlindjen e 24 të Kiara Titos ishte e ftuar edhe Klea të cilën e kap kamera në minutën e 27 në vlogun e Kiarës për ditëlindjen, shkruan Albeu.com.

Klea duket teksa konsumon ujë dhe jo alkol si pjesa tjetër e të ftuarëve dhe barkun e rrumbullakosur nuk e fsheh në asnjë moment.

Klea rrezaton nga nuri i shtatzanisë dhe duket një mami yll./albeu.com


Shtuar 26.01.2020 11:29