Ç'zbuluan kamerat? 38 vjeçari në Vlorë dyshohet se u eliminua nga njerëz të afërt
38-vjecari i cili gjet i ekzekutuar pak metra larg shtëpisë, në Vlorë dyshohet të jetë vrarë nga persona të afërt.

Një pistë e re hetimi është hapur, pistë e cila ngre pyetjen nëse vrasja mund të ketë ardhur për motive familjare, pa dhënë detaje të tjera.

Deri tani janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, ndërsa në cilësinë e të dyshuarit nuk ka ende asnjë të ndaluar.

Referuar kamerave të sigurisë në fabrikë, burime nga Policia kanë konfirmuar se i riu ka lënë punën në mesnatë, për t’u larguar drejt banesës së tij në lagjen “Kushtrimi”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës.

Kreshnik Dashaj u gjet u gjet në orën 06:00 nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan Policinë. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori