Cvetkoviq: BE-ja nuk do te na kushtezoje me Kosoven
Albeu.com
Kryeministri serb Mirko Cvetkoviq ka shprehur sot bindjen se BE-ja nuk do ta kushtëzojë Serbinë me Kosovën dhe se Serbia do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, sipas të gjitha gjasave në fillim të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediet serbe.
“Është e sigurt se anëtarët e BE-së individualisht udhëheqin politikën e vet, por nëse flasim për BE-në, politika e saj nuk është politikë e kushtëzimi”, ka thënë kryeministri serb në një intervistë për Tanjugun.

Sipas medieve serbe, ai ka theksuar se politika zyrtare e Serbisë nuk pranon kushtëzime, që do të thotë se njëkohësisht Serbia do të luftojë edhe për BE-në edhe për ruajtjen e integritetit të vet territorial. Sipas Cvetkoviq, BE-ja tashmë është shumë më e ndarë rreth çështjes së Kosovës se sa që tregon raporti i numrit të shteteve, të cilat e kanë njohur, përkatësisht nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Cvetkoviq ka thënë se në Parlamentin Evropian rezoluta për Kosovën është miratuar me një shumicë jo shumë bindëse.

Kryeministri serb ka theksuar se Kosova është problem që vazhdon me decenie, por që qeveria e tij është e përkushtuar që ta zgjidh në mënyrë cilësore, ndryshe nga e kaluara.

“Pikërisht GJND-ja është kjo mënyrë, sepse kemi vendosur që të mos përdorim mjete, të cilat do të na shkaktonin ndonjë konflikt me bashkësinë ndërkombëtare dhe të afirmojmë vlerat e saj. Unë jam i bindur se mendimi i GJND-së do të jetë në anën tonë”, ka thënë Cvetkoviq, raporton Blic.

Duke sqaruar se çka pret Serbia pa mendimit të GJND-së, Cvetkoviq ka thënë se Beogradi do të krijojë kushte për bisedime të reja.
Shtuar më 11/07/2010, ora 13:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori