Cvetkoviç-Malit të Zi: Mos u ngutni me njohjen e Kosovës
Albeu.com
Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç, gjatë një takimi me kryeministrin malazez Millo Gjukanoviç, i ka kërkuar këtij të fundit, që Mali i Zi të mos ngutet me vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Gjukanoviç ka deklaruar edhe një herë qëndrimin e Podgoricës zyrtare, sipas të cilës “vendimi do të merren në pajtueshmëri me interesat strategjike shtetërore”.

Cvetkoviç, i ka thënë homologut të tij malazez se qëndrimi i Serbisë që çështja e pavarësisë së Kosovës - pas qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – të bartet prej rrafshit politik në atë juridik.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Kryeministrisë së Malit të Zi, Gjukanoviç ka treguar konsideratë të plotë për politikën e Serbisë, mirëpo e ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur për këtë çështje se, “pozicioni i Malit të Zi do të mbetet edhe më tutje shumë i përgjegjshëm, dhe se ky vend do t’i ndjekë interesat strategjike shtetërore, që pa kushte sigurojnë ardhmërinë e tij të shpejt evropiane dhe euro-atlantike”.
Shtuar më 02/10/2008, ora 18:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori