Cvetkoviç: Do të bashkëpunojmë me Shkupin dhe Podgoricën
Albeu.com
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç deklaroi se qeveria e Beogradit, do të vazhdojë shkëmbimet ekonomike dhe format e tjera të bashkëpunimit me Maqedoninë dhe Malin e Zi.Cvetkoviç tha se qeveria tashmë e ka bërë lëvizjen e saj përmes masave diplomatike, kur hoqi ambasadorët e saj nga Shkupi dhe Podgorica.
“Këto masa nuk përfaqësojnë asnjë lloj presioni dhe nuk janë kundër qytetarëve të këtyre dy vendeve” theksoi kreu i qeverisë serbe.
Shtuar më 13/10/2008, ora 16:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori