Publikohet traileri i filmit për gjyqin Johnny Depp dhe Heard (VIDEO)

Gjyqi i famshëm i aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, është kthyer tashmë në një film vetëm katër muaj pas vendimit final. Platforma ‘Tubi’ ka publikuar trailerin e parë të filmit “Hot Take: The Depp/Heard Trial”, një film të bazuar në gjyqin më të diskutuar të dekadës mes aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard dhe do të transmetohet më 30 shtator.

Mark Hapka dhe Megan Devis në rolet kryesore si Depp dhe Heard, ndërsa Melissa Marti luan avokaten e Depp, Kamila Vaskez dhe aktorja Meri Kerixh do të luajë si këshilltaren e Heard , Elain Bredhoft. Gjyqi i tyre për shpifje ishte një nga më të publikuarit dhe më të tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Juria përfundimisht gjeti në favor të Depp për të tre pretendimet e tij, ndryshe nga Heard, e cila arriti të fitonte vetëm një nga tre pretendimet e saj.

Më 1 korrik, gjykata e Virxhinias vendosi në favor të Depp në padinë për shpifje që kishte ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke i siguruar atij një dëmshpërblim prej afërsisht 10 milionë dollarësh.


Shtuar 30.09.2022 17:11