Cutillo letër Bashës: Vlerësime për miratimin e reformës në drejtësi

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutilloc, i ka dërguar një letër Kryetarirt të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas miratimit të reformës në drejtësi ku ai shprehet se vlerëson rolin e kreut të opozitës.

Ambasadori Italian,shpreh vlerësimin e tij maksimal për kryedemokratin Basha dhe kontributin e partisë së drejtuar prej tij në përcaktimin e tekstit të amendamenteve për reformën në drejtësi.

“Dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga ju, në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë”, thuhet në letrën e ambasadorit Cutillo.

Diplomati italian vlerëson se, bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane.

“Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmërie në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi.

Kam besim se, edhe falë kontributit të forcës politike që ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë”, vijon Cutillo.

Ndërsa ditën e djeshme Basha zhvilloi një bisedë telefonike me zv.Sekretaren amerikane Victoria Nuland e cila vlerësonte lidershipin e treguar të kreut të PD në procesin e reformës në drejtësi./albeu.com/
Shtuar më 23/07/2016, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori