Çuni i Rrahmanit dhe çuni i Bashkimit
Aparati propagandistik i qeverisë ka të paktën katër ditë që përpiqet t'i bëjë shqiptarët të besojnë se çuni i deputetit socialist Rrahman Rraja u trajtua si gjithë të tjerët në komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.

Madje, vetë Fatmir Xhafaj ka nxjerrë zëvendësen me pushtet për të mohuar akuzat ndaj një vajze jetime nga Nikla, e cila gjithashtu theksoi se policia nuk ka bërë asnjë diferencim.

Në fakt nuk është aspak ashtu!

Për të vërtetuar këtë, ne të Albeu.com i jemi referuar komunikatës së përditshme të policisë, e cila referon çdo ndalim apo arrestim të 24 orëve më parë.

Kështu për shembull, policia deklaron se është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje ndaj shtetases E.S nga Laçi pas konstatimit se bashkëshorti i saj Sh.S ushtronte dhunë në fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Po ashtu, policia deklaron se ka arrestuar edhe shtetasin A.S nga Tirana, i cili gjithashtu është denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij, shkruan Albeu.com.

A.S është djaloi i Bashkimit, me banim në rrethinat e Tiranës dhe babainnuk e ka deputet, por pensionist. Me të drejt, policia ka zbatuar ligjin duke e arrestuar pas denoncimit të bashkëshortes.

Të dyja këto, janë raste të ngjashme me Xhiselën. Madje, krahas dhunë ajo ka denoncuar edhe përdhunimin dhe torturën, por ndryshe nga tiranasi A.S, të cilin policia me të drejtë e ka plasur direkt pas hekurave menjëherë pas denoncimit të bashkëshortes, uniformat blu janë sjellë shumë butë me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Madje, jo vetëm që nuk e kanë shoqëruar apo arrestuar, por Xhisela Malokut i është dashur të bëjë vajtje-ardhje disa herë Tiranë-Durrës-Fushë Krujë për të gjetur një polic që do t'i prantonte marrjen e denoncimit.

Masa u morën edhe ndaj 52 vjeçarit K.M nga Tirana, për të njëjtën akuzë.

Janë të paktën 22 raste arrestimesh apo dhënies urdhrash mbrojtjeje kryesisht ndaj bashkëjetueseve për shkak të dhunës në familje vetëm gjatë ditës së djeshme në të gjithë Shqipërinë!

Ligji funksionon për bukuri për qytetarët e zakonshëm, por kur vjen puna tek njerëzit me pushtet, futet në lojë "Maliqi".

Rastet e mësipërme janë vetëm të ditës së djeshme, por histori të ngjashme, me burra dhunues në familje që merren me të drejt dhe futën në burg ka plot, megjithatë policia tregoi se u soll krejt ndryshe me çunin e Rrahman Rrajës, deputetit të Edi Ramës.

Mjafton historia e A.S nga Tirana për të hedhur poshtë të gjithë propagandën e këtyre ditëve se policia është sjellë njelloj me rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave! /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori