Çuditë me Teatrin, kush janë grupi i ekspertëve që "varrosën" 80 vite histori
Bashkia e Tiranës në faqen e saj zyrtare e rendit Teatrin Kombëtar në atraksionet turistike.

Madje duke bërë dhe një përshkrim të detajuar mbi vlerat historike, që prej shfaqjeve në periudhën e pushtimit italian, por dhe në shndërrimin e ambienteve në gjyqin komunist.

Ndër të tjera thuhet se për kohën ishte kinema – teatri më luksoz në Shqipëri, me 800 vende (plateja dhe lozha.

Njoftimi ishte online deri në ora 17.20, por pasi ky detaj tërhoqi vëmendjen e medias dhe u bë publike, Bashkia e Tiranës zhduku çdo gjurmë duke fshirë përmbajtjen e cila nuk është më e aksesueshme ndërsa faqja sinjalizon për një gabim 404.

Por pas rrëzimit me mjete të rënda, superlativat e tërheqjes turistike u shndërruan në sulm për këdo që mbronte teatrin.

Së fundi kundër veprimit të Bashkisë është renditur dhe Forumi për Mbrojtjen e TrashëgimisëKkulturore.

Përmes një deklarate, kjo organizate shprehet se në dy ditë një grup prej 7 ekspertësh arritën në konkluzionin se Teatri Kombëtar duhej shembur.

Afati në fakt lë shumë dyshime. Por më tej jepen dhe të dhënat mbi ata që firmosën rrëzimin e 80 viteve histori.

Siç mund të konstatohet, thuhet në deklaratë, nga CV e këtyre "ekspertëve" asnjëri prej tyre nuk ka kualifikim profesional.

Ledion Lako, kryetar Komisioni është diplomuar për “Politologji-Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe kandidat për deputet i PS më 2009 dhe 2013. Lako ka paraqitur si diplomë ekselence në Itali një kurs certifikimi si kamarier.

Herida Duro, ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Instrumentin e Violës dhe Muzikës së Dhomës në Universitetin e Arteve.

Arjan Avrazi, diplomuar “Kompozicion vallesh popullore dhe iso-polifoni.”

Kozeta Angjeliu, diplomuar “Inxhiniere ndërtimi” për objekte banimi e shërbimesh rurale; me experience profesionale pranë Ndërmarrjes Komunale Berat.

Elira Dani, diplomuar në 2012 në Institutin e Studimeve Europiane, Universitetin e Tiranës në “MND Legjislacioni dhe Institucionet Europiane”.

Sofjan Jaupaj, këshilltar i Ministres, diplomuar “Jurist” dhe I specializuar në legjislacionin për të drejtën e autorit.

Shpëtim Shehu, anëtar, Drejtor i Buxhetimit.

Dhe në përfundim ministrja Mirela Kumbaro, diplomuar “Mësuese për lëndën “Gjuhë Frëngjisht në Ciklin e arsimit 8-vjeçar” në universitetin e Tiranës. /oranews

Shtuar më 25/05/2020, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori