Çudit Moisiu: Shqipëria ka tunele si Koreja e Veriut
Ish-presdienti i Republikës, Alfred Moisiu, gjatë një interviste për “Report Tv” është shprehur se Koreja e Veriut nuk mund të bëhet shkak për një luftë botërore dhe se SHBA nuk do të sulmojë shtetin komunsit.

Gjatë kësaj interviste, ish-presidenti Moisiu ka folur në lidhje me misionin ushtarak të Shqipërisë drejt Koresë së Veriut në vitin 1964 si dhe strategjinë e mbrojtjes.

Ish-presidenti u shpreh se Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe se mendonin vetëm për luftë.

Moisiu gjithashtu tha se ndërtimi i tuneleve në Shqipëri u huazua nga strategjia e Koresë së Veriut.

Për të ruajtur mendimet luftarake dhe popullin ata na referuan mendimet për mbrojtjen dhe kishin bërë tunelizimin.” Edhe radiot, teatrot, Parlamentin dhe spitalet i kishin ndërtuar nën tokë”-u shpreh ish-presidenti Moisiu.
Shtuar më 19/09/2017, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori