Çudit komunistja që gëzoi për humbjen e djalit të Flutura Açkës: Rrofshi për reklamën! (FOTO LAJM)

Genta Kaloçi, një aktiviste dhe kandidate e Partisë Komuniste ka çuditur sërish opinionin publik me qendrimet e saj pas skandalit të një ditë më parë teksa gëzohej për humbjen e djalit të Flutura Açkës.

Përmes një statusi në Facebook ajo falenderon mediat për reklamën që i bënë.

Postimi i saj
Reklamë/promovim negativ nuk ka, kur flasin shifrat. Prandaj falenderoj të gjithë trapat e bashkuar për një qëllim të paditur e dëshirë të panjohur për shpërndarjen e lajmit në kohë rekord. Sikur edhe me pagesë tju kisha nuk do e bënit më mirë!!

Ju lumtë! Mos ndaloni, të arrijmë 10milion klikime e 100milion komente! Gara sapo ka filluar.

Futjuni me norm!! Budallenjtë të të gjitha llojeve në gadishmëri!! Flm për b/punimin dhe për zbatimin e urdhrit tim!! Reklamim më i mirë se ky nuk ka!! Jeni fiks siç ju ka përshkruar statusi!! Mirënjohje! Pa ju nuk do isha kjo që jam dhe pa ju nuk do Arrij atje ku jam nisur!! Së shpejti.

Më pëlqen saspensi politikomediatik, sidomos kur ka surpriza!

Postimi që ngjalli debat
Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa
Açka, zhiti, ngjela, peka, velo, etj, etj si këta sperma të prishura përse Natyra i godet me shfarrosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallikut e injorancës së tyre??
Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.
Shtuar më 08/05/2018, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori