Çudit djali i deputetit të Ramës: Nuk e di kush e ka djegur dhe rrahur Xhisielën
Pasi shpërtheu skandali me intervistën e nënkomisarit Emiljano Nuhu, Rexhep Rraja u mor në pyetje më datë 29 shtator nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat e Xhisiela Malokut.

Në dëshminë e dhënë në organin e akuzës, Rraja ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës, ndërsa si pas tij, gjithçka është bërë nga e reja për motive xhelozie.

"I pyetur lidhur me faktin penal i hetuari është shprehur se gjithçka është produkt i një sajese të ish të dashurës së tij, shtetases Xhisiela Maloku me qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë", shkruhet në dokument.

Më tej ai pranon se është takuar me ish të dashurën, por gjithmonë, në formë miqësore.

Rexhep Rraja bën me dije se nuk mban dhe nuk ka armë zjarri.

"Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Për sa i përket ditës që pretendon se unë e kam takuar, jemi takuar miqësisht dhe nuk kam pas asnjë lloj marrëdhënieje me të. Gjithashtu deklaroj se unë nuk mbaj armë zjarri dhe s’kam…Me shtetasen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktësisht dhe para një viti e gjysmë i kam shkëputur marrëdhëniet me te.", deklaron më tej Rexhep Rraja.

Sa i takon akuzave të së resë se ai e bezdiste duke e telefonuar me numra të tjerë, Rraja shprehet: Nuk është e vërtetë që unë ta kem telefonuar me numra tjerë telefoni, por kam biseduar me Xhisielën dhe me numra të të afërmve të mi, pasi ajo merrte vetë dhe kërkonte që të dilja unë në telefon. Ndërsa më datë 21.07.2018 unë nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela. Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua të them se unë nuk kam lidhje fare me këto dëmtime dhe nuk di se ku mund ti ketë marrë ato".
Shtuar më 01/10/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori